Partitë politike shqiptare kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc, komunë kjo në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur të premten përmes një postimi në “facebook”, Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë.
“Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar Cakaj.
Ai ka falënderuar Nagip Arifin, Shaip Kamberin, Shqiprim Musliun dhe Arbër Pajazitin, që i qëndruan fjalës së dhënë në Tiranë. Sipas Cakajt, marrëveshja është jetike për Bujanocin dhe shqiptarët e Luginës.
Në dy komunat tjera shqiptare në Luginë të Preshevës sivjet nuk ka pasur zgjedhje lokale. Medvegja ka mbajtur zgjedhjet më 2019 dhe fituese ka dal partia e Aleksandar Vuçiqit (SNS). Kryetar është zgjedhur Nebojsha Arsiq. Derisa Preshevën e udhëheqin shqiptarët. Shiprim Arifi është kryetar që nga viti 2017 kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë.
Sistemi zgjedhor në Serbi është i tillë që zgjedhje lokale ka thuajse çdo vit, pasi jo të gjitha qytetet zgjedhin udhëheqësit e tyre në të njëjtin vit.
-
A do të jenë shqiptarët e Luginës pjesë e Qeverisë serbe?
-
Kurti: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët
-
Vuçiqi do ta vizitojë Preshevën dhe Bujanocin pas protestave
-
Në Preshevë fiton Ardita Sinani e Bujanocin e humb Nagip Arifi
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc