Partia Demokratike me kryetar Nagip Arifin, ka fituar zgjedhjet komunale në Bujanoc pas numërimit të tërësishëm të votave, njofton presheva.al të hënën.
Mbrëmë, në bazë të rezultateve preliminare, u raportua se partia e Aleksandar Vuçiqit, SNS, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë shqiptare, por shifrat kanë ndryshuar pas numërimit të të gjitha votave.
PD-ja ka marrë 5.048 vota, derisa SNS-ja 4.968.
Të dielën, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi, krahinore në Vojvodinë dhe lokale në disa komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Preshevë fiton Ardita Sinani e Bujanocin e humb Nagip Arifi
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc
-
Partia e Vuçiqit shpall fitoren gati në të gjitha qytetet, opozita akuzon për parregullsi
-
IPSOS/CeSID: Partia e Vuçiqit fiton 128 mandate, Kamberi fiton një mandat
-
Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd