Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ARBK-ja anulon vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën

Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit ndaj televizionit Klan Kosova, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Komisioni i Pavarur i Mediave i kishte dhënë këtij televizioni 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit.

Më 14 qershor, ARBK-ja pati pezulluar certifikatën e biznesit të kompanisë Klan Kosova të datës 29 maj 2020.

Pezullimi i certifikatës së tij pati nxitur reagime të shumta. OEK-u dhe OEAK-u u kërkuan MINT-it ta rishikojë vendimin lidhur me Klan Kosovën,  kurse BE-ja u shpreh e shqetësuar për pezullimin e licencës.