Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arben Krasniqi emërohet sekretar i Zyrës së Kryeministrit

Mbledhja e Qeverisë 27 nëntor 2024

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Arben Krasniqi është emëruar në pozitën e sekretarit të Zyrës së Kryeministrit.

Krasniqi e ushtronte pozitën e sekretarit në Kryeministri si ushtrues detyre që nga viti 2021.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e pati zëvendësuar Fitim Krasniqin, të cilit nuk iu vazhdua mandati kur erdhi Qeveria Kurti. Krasniqi kishte punuar për 15 vjet si sekretar në Zyrën e Kryeministrisë.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka ndarë 15 milionë euro komunave për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ekzekutivi po iu del në ndihmë komunave që s’kanë arritur të mbulojnë pagat, kryesisht për sektorin e arsimit që rrjedhin nga kontrata kolektive.

Ky vendim u bë në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Pikat e rendit të ditës