Përparim Kryeziu, që kishte qenë zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në mandatin e kaluar, është emëruar zëvendësministër i parë i Arsimit dhe Shkencës.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës. Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë. Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.
E po të hënën Kryeministra ka njoftuar se Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i parë i Ekonomisë.