Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhet Qeveria Kurti 4

kurti

Foto: Driton Paçarada

Me 62 vota për dhe tetë kundër (të Listës Serbe) është votuar Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Pas votimit të Qeverisë është betuar kabineti qeveritar.

Pas seancës që u mbajt paraditen e së dielës, ku kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi në zyrën e saj emrin e Albin Kurtit për mandatar të Qeverisë. Më pas, Haxhiu e mandatoi Kurtin e u thirr edhe seanca.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.

Pas fjalimit të Kurtit nga ku prezantoi edhe përbërjen e Qeverisë dhe planet për 4 vjetet e ardhshme, ajo u hodh në votim duke marrë votat e nevojshme. 

Edhe Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë Arbëri Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë

Kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti 4:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave, Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Edhe Nis seanca për formimin e Qeverisë Arbëri Nis seanca për formimin e Qeverisë

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,

Edhe Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë Arbëri Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

Lexo përditësimet tjera
KURTI

Zgjidhet Qeveria Kurti 4

(Lajm i përditësuar)- Me 62 vota për dhe tetë kundër është votuar Qeveria Kurti 4 në...