Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net .
Në këtë takim në zyrat e BE-së, u diskutua situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të Vetëvendosjes në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të kësaj partie.
Palët, sipas kumtesës, u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm e të vazhdueshëm dhe intensifikim të raporteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti ia përmend Apostolovës nevojën e një ‘mini-Marshall plani të BE-së’ për Ballkanin Perëndimor
-
Vetëvendosje në Bruksel kërkon vlerësim të dialogut Kosovë-Serbi
-
Zyrtarë të Vetëvendosjes takohen me zyrtarë të Këshillit të Europës
-
Liderët politikë në takim me Apostolovan
-
LDK e VV takojnë shefen e BE-së në Kosovë