Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, u pritën sot në takim nga eurodeputeti Tonino Picula, që kryeson delegacionin e marrëdhënieve të Parlamentit Evropian (PE) me Kosovën, dhe eurodeputeti Igor Soltes, Raportuesi për Kosovën në PE.
Në këto takime, përfaqësuesit e Lëvizjes ngritën shqetësimin për ultimatumin e dhënë nga Beogradi përmes strukturave paralele në Kosovë për themelimin e njëanshëm të "Zajednicës", si dhe nevojën për të vlerësuar dialogun e zhvilluar deri më sot me Serbinë dhe për të vendosur një agjendë e format me objektiva e parime të qarta lidhur me dialogun.
“Kryetari Kurti theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për ta zhvilluar debatin mbi dialogun së pari në Kuvendin e Republikës, në vend që të caktohen takime të fshehta Thaçi-Vuçiq të pautorizuara nga Kuvendi”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Në prag të publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën u diskutua gjithashtu për rrugën e integrimit evropian dhe liberalizimin vizave, gjendjen socio-ekonomike si dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Lëvizja ka dhënë prova se ka vullnetin, dijen, vendosmërinë dhe alternativën për të ndërtuar në Kosovë si shtetin e së drejtës po ashtu edhe atë zhvillimor”, thuhet në njoftim.
-
Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun
-
Pritshmëri të vogla në Kosovë nga takimi Kurti-Vuçiq
-
Kurti raporton në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel
-
Kurti kërkon bashkërendim të BE-së e SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi
-
Kurti i thotë Borrellit se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë