Zyrtarë të LDK-së kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, siç bën me dije shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Nesër BE-ja do të publikojë Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. LDK-ja do të luajë rolin e saj në sigurimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duke mbështetur zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA-ja dhe mekanizmat përkatës të saj”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, takim me Apostolovën kanë zhvilluar edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të kësaj partie, thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit.
Edhe
Hoti i thotë Apostolovas se LDK-ja, do mbështesë ligjet që rrjedhin nga agjenda evropiane

“Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e Vetëvendosjes për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim”, thotë VV në njoftimin për media.
Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror.
-
Kurti ia përmend Apostolovës nevojën e një ‘mini-Marshall plani të BE-së’ për Ballkanin Perëndimor
-
Hoti: LDK-ja do të kujdeset që Kosova mos të devijojë nga agjenda euro integruese
-
Apostolova inkurajon LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimet në Kosovë
-
Apostolova takon deputetët e PDK-së e LDK-së