Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar pas arrestimit të ministrit në largim për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka.
Damka është arrestuar të dielën së bashku me një familjar të tij, nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”.
“Me keqardhje mësuam se Fikrim Damka, kryetari i KDTP-së, partisë më të vjetër të turqve të Kosovës, që mori pjesë në zgjedhjet e djeshme në Kosovë, është ndaluar...Në këtë periudhë të vështirë, kur në botë po përjetohen kriza të shumta, është e një rëndësie të madhe që motra Kosova ta ruajë stabilitetin e saj dhe turqit e Kosovës ta ruajnë unitetin dhe sensin e tyre të shëndoshë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë në krah të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Turqisë.

Arrestohet ministri Fikrim Damka
Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është arrestuar të dielën në Prizren.Damka dhe familjari...-
Prokuroria: Arrestimi i Fikrim Damkës s’ka të bëjë me procesin zgjedhor, reagon ambasada turke
-
Manipulimi me vota, Damka: Sulmet ndaj meje kanë për qëllim t’i zbehin arritjet e deritashme
-
Ngrihet aktakuzë ndaj ministrit Damka për “sulm” dhe “kanosje”
-
Pesë ditë nga ndryshimi i masës së arrestit shtëpiak, Damka merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë
-
Ministrit Damka i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak