Ambasada e Amerikës në Kosovë ka kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës, teksa ka uruar për konstituimin e Legjislaturës VII.
Në një njoftim për media, kjo ambasadë ka uruar Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit, ndërsa ka thënë se pret që të formohet qeveria për të përmbushur besimin e dhënë nga votuesit.
“Ambasada e Amerikës në Kosovë mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kyeparlamentarin Glauk Konjufca e anëtarët tjerë të Kryesisë dhe të gjithë deputetët. Ne inkurajojmë liderët politikë të formojnë menjëherë qeverinë e re që është e vendosur për të përmbushur mandatin e votuesve. Presim të punojmë me qeverinë e re në çështjet urgjente që lidhen me paqen, drejtësinë e mirëqenien”, thuhet në njoftim të Ambasadës Amerikane.
-
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta
-
Szunyogu mirëpret formimin e Kuvendit të Kosovës
-
Sot mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, Kosova ende pa qeveri
-
Zyra e Bashkimit Evropian mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë
-
Ambasada britanike uron për konstituimin e Kuvendit, thotë se është vonuar formimi i qeverisë