Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një njoftimi ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
Ata tutje kanë shtuar se presin formimin e shpejtë të qeverisë, e cila sipas tyre, do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin ekonomik.
“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e ri dhe kryesinë e sapo zgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada e Amerikës mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë
-
Edhe SHBA-ja e Britania e Madhe kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës
-
BE: Në Kosovë është i nevojshëm formimi i shpejtë i qeverisë
-
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
-
BE-ja pret një “fillim të ri” në raportet me Kosovën