Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, në kohën kur dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.
Në rendin e ditës janë tri pika - shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor.