Arbëri

Szunyogu mirëpret formimin e Kuvendit të Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës ka thënë se shpreson që të sheh një Kuvend funksional dhe konsesus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve.

Szunyog në një postim në Twitter shkroi se është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet që janë me nguti.

“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional… dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, edhe ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando, ka uruar shtetin dhe qytetarët e Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri.

Po ashtu ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit, Glauk Konjuca, nënkryetarët dhe depuetët, duke i uruar sukses në përgjegjësitë.

“Urime shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. Uroj kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, nënkryetarët dhe gjithë deputetët sukses në përgjegjësitë e tyre”, ka shkruar Orlando në Twitter.