Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albin Kurti mund të arrestohet nesër

Nesër do të vazhdojë seanca ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së këtyre dy të akuzuarve, derisa dy të akuzuarit e tjerë, Albulena Haxhiu e Faton Topalli ishin të pranishëm.

Në seancë të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve ishin deputetët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu, njëkohësisht edhe të dëmtuar në këtë proces gjyqësor, raporton Kallxo.com.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Edhe Të akuzuarit për gazin lotsjellës në Kuvend me kritika për prokurorinë: “Ishte e kapur në atë kohë” LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Të akuzuarit për gazin lotsjellës në Kuvend me kritika për prokurorinë: “Ishte e kapur në atë kohë”

Por, përveç mungesës së Kurtit e Kadaj-Bujupajt, në seancën e kaluar mungoi edhe deputetja Brovina, për të cilën po ashtu u lëshua urdhëresë për sjellje me detyrim.

Gjyqtari Beqir Kalludra kishte theksuar se të gjithë ishin ftuar në mënyrë të rregullt dhe sipas tij nuk e kanë arsyetuar mungesën.

Si pasojë e mungesës së të akuzuarve, seanca e radhës u caktua për ditën e nesërme, pra 10 tetor.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Edhe Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lotsjellës në Kuvend Arbëri 2 muaj më parë Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lotsjellës në Kuvend

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015.