Nëse ju kujtohet, në intervistën e fundit televizive, Oliver Ivanoviq (ish-politikan nga Kosova, i vrarë më 16 janar të vitit 2018 – sqarim ynë) pati thënë, ndër të tjera, se ishte bërë shënjestër e regjimit të Serbisë, dhe se Vuçiq (Aleksandar, presidenti i Serbisë, plotësim ynë) e kishte shënjuar si armikun më të madh dhe pengesën më të madhe për formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe, rikujton në gazetën e Beogradit, “Danas”, Hanibal Kovaç, redaktor i “Podrinskih novina” nga Shabaci (qytet në Serbi, sqarim ynë).
Fatkeqësisht një muaji nga ajo intervistë në TV Shabac, që i mora personalisht, Oliver Ivanoviq u vra dhe që atëherë e deri me sot nuk dihet dorasi i kësaj vrasjeje! Transmeton Koha.net.
Presidenti Vuçiq disa herë, nëse ju kujtohet, kishte apostrofuar Oliver Ivanoviqin si penguesin kryesor për zgjidhjen e çështjes serbe në Kosovë.
E ritheksoj, zotërinj, Oliver Ivanoviqi është likuiduar! E pak ditë më parë, presidenti Vuçiq opinionin të gjerë serb po ashtu ia bëri me dije se Rada dhe Momçillo Trajkoviq janë njerëz të cilët mendojnë e veprojnë po si Ramush Haradinaj dhe fare hapur i shënjoi si tradhtarë njerëzit të cilët me dekada janë të përfshirë në zgjidhjen politike të Nyjës kosovare të Gordit.
Të thuhet për Trajkoviqët, para auditorit shumëmilionësh se “”po i fryjnë të njëjtit kungull” me, siç themi ne serbët kriminelin e luftës Haradinaj, është baras me thirrjen për linç dhe likuidim të Trajkoviqëve, sepse, ja, janë pengesa kryesore për planet ingenioze! Ajo që tha Vuçiq para pak ditësh për Trajkoviqin dhe Haradinajn është njësoj siç bënë Musolini, Hitleri, Stalini, Brozi, Idi Amini, Pinoçe dhe të tjerët, para turmës së ndezur me gisht të drejtuar nga njerëz me emër e mbiemër të cilësuar armiq të shtetit e të kombit. Dhe tani, merreni me mend ndonjë budalla, të verbëruar me personalitetin dhe veprën e Vuçiqit, të cilët do të likuidojnë publikisht Momçillon dhe Radën (Trajkoviq – plotësim ynë) në këtë shpresë psikopate dhe me dëshirën se do të bëhen heronj kombëtarë,të cilëve serbët mirënjohës një ditë kujt do t’u ngrenë përmendore! Më besoni, ka budallenj të tillë! – transmeton Koha.net.
Mungesa e maturisë së Vuçiqit dhe nervozizmi i shpeshtë i tij para kamerave, mund të na çojë realisht në buzë të çmendurisë dhe të luftës qytetare! O Zot, a s’del kush t’ia thotë, ashtu si këshillë dhe njerëzisht ”Usta, freno pak dhe zbute pak atë urrejtje që po shkreptinë nga ti ndaj atyre që s’mendojnë njësoj”!
-
Trajkoviq: Vuçiqi po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Gjuriq mbron Vuçiqin nga dyshimet për vrasjen e Ivanoviqit
-
Prokuroria Speciale interviston Trajkoviqin për rastin e Ivanoviqit
-
Trajkoviq: Presidenti Vuçiq po e pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit
-
Vuçiq thotë se ata që më akuzojnë për vrasjen e Ivanoviqit më mirë të heshtin