Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka folur rreth hetimeve lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Ai në një konferencë për media sot në Beograd tha se janë të turpshme përpjekjet e individëve për të akuzuar në mënyrë implicite autoritetet në Beograd për vrasjen e Ivanoviq, për shkak të dallimeve në qëndrime gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë në 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjuriq tha gjithashtu se Oliver Ivanoviq ishte në burg për tre vjet e gjysmë dhe se gjatë asaj kohe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe e ashtuquajtura Zyrë serbe për Kosovën kërkuan lirimin e tij në "mënyrë eksplicite", transmeton KosovaPress.
Ai në këtë mënyrë iu drejtua kryetares së Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, e cila në një emision të televizionit N1, tha se pengimi i hetimit të vrasjes së Ivanoviq vjen drejtpërdrejt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Rada Trajkoviq kohë më parë akuzoi regjimin e Vuçiqit për terrorizëm shtetëror.
Gjuriq ka kërkuar nga autoritetet kompetente shtetërore të hetojnë akuzat e Trajkoviq, dhe natyrën e marrëdhënieve me institucionet e Kosovës dhe disa diplomatë të huaj, me të cilët, siç ka konfirmuar ajo, mban kontakte të rregullta.
Kreu i Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar të vitit të kaluar. Drejt Ivanoviqit thuhet se u qëllua me armë derisa ai po hynte në ambientet e partisë së tij.
Sipas partisë së tij, policia gjeti tre predha para zyrës, ndërkohë që jo larg nga vendi i ngjarjes, u gjet një makinë e djegur "Opel Astra", me të cilën vrasësi ka të ngjarë të ishte larguar dhe më pas i vuri zjarrin për të mbuluar gjurmët.