Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj mësimdhënësit M.H. të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Prokuroria në njoftimin për media ka thënë se është vërtetuar se mësimdhënësi me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes në ditën e flamurit kombëtar ka përdhosur simbolet kombëtare – flamurin dhe plisin.
“Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së”, njoftoi Prokuroria.
VIDEO: Raportimi i Kohës
Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që mësimdhënësit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.
-
Prokuroria kërkon dënim për arsimtarin që hodhi në shportë simbolet kombëtare
-
Gjykimi për nxitje të përçarjes - dëshmitari rrëfen për frustrimin e nxënësve pas veprës së mësuesit
-
Arsimtari i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare thotë se Prokuroria e ka tjetërsuar ngjarjen
-
Arsimtari deklarohet i pafajshëm për nxitje të përçarjes, PSRK-ja pretendon se u nxit nga ideologjia fetare
-
Arsimtari që hodhi flamurin kombëtar e plisin në mbeturina deklarohet i pafajshëm