Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se Bordi i Drejtorëve të kësaj agjencie mbledhjen e mbajtur më 25 qershor ka vendosur për transferimin e “Fondeve të Mbetura” të likuidimit në vlerë prej 42,159,638.15 euro në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.
Përveç këtyre fondeve, agjencia ka bartur fonde tepricë edhe më parë në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës dhe atë në korrik të vitit 2012 në vlerë prej 28,9 milionë euro dhe në dhjetor të vitit 2015 në vlerë prej 61,3 milionë euro.
Vlera e tërësishme e fondeve të bartura nga AKP në Fondin e Konsoliduar të Kosovës që nga fillimi i procesit të likuidimit deri më tani ka arritur shumën prej 132.3 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
AKP-ja bart mbi 43 milionë euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës
-
AKP-ja derdh në buxhetin e shtetit rreth 107 milionë euro
-
AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës
-
396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro
-
Synohet që 1654 asete të AKP-së t’i shmangen privatizimit