Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti një mbledhje urgjente me ç’rast, sipas kumtesës për media, miratoi transferimin e 44 milionë eurove në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 39.
Veç kësaj këtu u diskutua dhe u miratua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Artikuj të ngjashëm
-
AKP-ja derdh në buxhetin e shtetit rreth 107 milionë euro
-
AKP miraton transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim
-
AKP-ja bart mbi 43 milionë euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës
-
AKP miraton listën për shitjen e 44 aseteve
-
AKP-ja transferon mbi 42 milionë euro në fondin e konsoliduar të Kosovës