Arbëri

396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro

AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar të mërkurën se ka identifikuar 461 asete të reja dhe se 396 hektarë pronë shoqërore janë kthyer në mandat të saj. Sipas njoftimit, vlera e këtyre është rreth 188 milionë euro.

AKP-ja ka thënë se procesi i verifikimit dhe identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore janë zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale dhe është mbështetur në të dhënat zyrtare të vitit 2024.

Këtë proces, AKP-ja ka e ka cilësuar arritje të rëndësishme institucionale.

“Qëllimi i këtij procesi ishte evidentimi dhe saktësimi i të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore, duke garantuar menaxhim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin e AKP-së. Si rezultat, janë identifikuar 461 asete të reja, me një sipërfaqe totale prej 396 hektarësh, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk administroheshin nga Agjencia. Ky shënon një hap të madh në drejtim të rikthimit dhe menaxhimit të pronës shoqërore në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë”, thuhet në njoftim.