Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë del të jetë se norma është 166, që përkthehet në ajër të pashëndetshëm, raporton Koha.net.
Kosova, sipas raportimeve të fundit, vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur.
Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra.
Ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë në një raport të saj ka bërë të ditur se çdo vit në stinët vjeshtë dhe dimёr shënohen ngritje të vlerave ndotëse në ajër.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur
-
Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit
-
Ftohja e motit rikthen ndotjen e lartë të ajrit
-
Të dhëna alarmuese për cilësinë e ajrit, mjekët paralajmërojnë dëme të përhershme shëndetësore
-
Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik