Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se ka mirëpritur në parti ish-deputeten Aida Dërguti.
Ka deklaruar në një postim në Facebook se Dërguti është aktiviste e dalluar dhe qytetare e përgjegjshme, para se të jetë politikane.
“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar. Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, ka thënë ai.
Dërguti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila parit dha dorëheqje në fund të vitit 2017.
-
Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së
-
Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
-
PDK: Hamza ka treguar publikisht se kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme do të japë dorëheqje e s’do të kandidojë
-
PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate
-
Hamza: Kurti adresa nëse shkojmë në zgjedhje, s’i përjashtojmë protestat