Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa si kundër-kandidate ka thënë se e propozojnë Eliza Hoxhën.
“E dimë janë orët e fundit nuk është dashur të ndodhë kjo. Është dashur të ndodhë shumë më herë, para shumë ditëve. Është dashur të ketë seriozitet për këtë çështje, e seriozitet për vendin se ku ndodhet dhe për situatën ku duam të çojmë vendin. Për PDK-në ne nga kjo konferencë shkojmë në sallë të Kuvendit e presim me votu Ligjin për Dhomat e Specalizuara e me përfundu këtë çështje. Çështja tjetër është z. Kurti, edhe pse s'kemi pasur mundësinë të bisedojmë me znj Shiroka Pula, por për PDK është emër e pranueshme për presidente. Përveç kësaj me qëllim të zhvillohen prcedurat e plotësohen kushtet, PKD e propozon si kundërkandidate edhe znj. Eliza Hoxha".
Hamza theksoi se kandidati do të duhet të ishte me marrëveshje në tavolinë, teksa deklaroi se PDK-ja nuk pranon kandidatë tjerë "pos dy kandidateve që i thamë".