Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth krizës në Gazë.
Në një letër të hapur dërguar Osmanit dhe Kurti, AGK-ja ka bërë thirrje publike “për ndaljen vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit”.
“Presidenca dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjnë thirrje publike për ndalimin e vrasjes së civilëve, lejimin e hyrjes së ndihmave humanitarë në Gazë dhe lejimin e punës së papenguar të gazetarëve duke përfshirë lejimin e gazetarëve ndërkombëtare brenda territorit të Gazës”, thuhet në letër.


Artikuj të ngjashëm
-
Kurti nuk ia garanton Osmanit mbështetjen për mandatin e dytë
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve
-
Kurti shpreh shqetësim për situatën humanitare në Gazë
-
Osmani: Katastrofa humanitare në Gazë dhe vuajtjet e civilëve duhet të ndalojnë
-
AGK-ja e dënon gjuhën e Kurtit ndaj mediave, e quan sulm të papranueshëm