Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë, menaxhim të dobët të situatës me pandeminë me koronavirus.
Abdixhiku përmes një statusi në Facebook i ka quajtur zyrtarët qeveritarë praktikantë, duke shtuar se pikërisht ata po heqin kapelat në rekordet e zeza në vend.
Ai ka thënë se derisa vendet e rajonit vazhdojnë jetën e tyre në hapje sepse kanë përgjegjshmëri shtetërore, shteti i Kosovës nuk bën asnjë nga veprimet e tyre.
“Praktikantët tanë, punë kanë, por të tjera janë ato. Disa protestojnë ndaj vetes - merreni me mend - të tjerët heqin kapela në rekordet e zeza në vend; ca punë konsiderojnë edhe numrin e telefonatave që njëri i bën; e ai kryesori ka vendosur t’u ndajë infermierëve pak lëmoshë; se për t’i parë e mbështetur as që bëhet fjalë. Kosova në rënie të lirë sepse pushtetarët tanë ditën që morën pushtet harruan për çfarë janë. 14 shkurtin e morën si festë e si fund, e si garancë që çkado që bëjnë - edhe kur s’bëjnë gjë - nuk ka rëndësi. Po e shohin veten të paprekshëm, prandaj dhe sillen kështu. Kjo arrogancë natyrisht se do të merr edhe përgjigjen e vet - populli sheh - po ç’na duhet kjo përgjigje kur 77 tragjedi familjare i kemi pa mbyllur javën ende”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrohen.
“Nga shteti mos prisni gjë - janë në delir vetëlavdate e mohim krize edhe në kohë morti mbarë nacional. Spitalet janë të mbushura përplot. Mjekët i kemi të lodhur e stërngarkuar, të ofenduar me lëmoshë e të pakët në numër pasi i larguan 575 punonjës shëndetësorë - po këta. Na duhet një reagim kolektiv për ta përmbysur këtë keqmenaxhim”, ka përfunduar Abdixhiku.
-
Abdixhiku: Po shohim arrogancë e sjellje jodemokratike nga Qeveria
-
Abdixhiku për situatën alarmante me COVID-19: Qeveria po sillet sikur s’po ndodh asgjë
-
Abdixhiku: Shteti është bllokuar
-
Abdixhiku: Qeveria mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Abdixhiku e akuzon pushtetin për arrogancë, populizëm e propagandë