Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit të zhvilluar me kryetarët e degëve, e ka akuzuar pushtetin për arrogancë, populizëm dhe propagandë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook të mërkurën, Abdixhiku ka thënë se Kosova po përballet me zymtësi dhe paaftësi, të cilat sipas tij e kanë zbrazur Kosovën.
“Të gjendur përballë perdes së populizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë. Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën. Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja është gati me program e ide.
“Kambanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionist - tani dhe me organizim”, ka thënë ai.
-
Abdixhiku në mbyllje të fushatës: Pa LDK-në s’ka stabilitet institucional
-
Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK
-
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
-
Abdixhiku: LDK-ja është ringritur