Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Do të përpiqem ta bashkoj LDK-në e t’i shmang tendencat e përçarjes

Lumir Abdixhiku

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është zotuar se do të përpiqet ta bashkojë sa më shumë partinë, por pa kompromise mbi vlerat e saj.

Në fjalimin e mbajtur pas Kuvendit të partisë, Abdixhiku ka thënë se do të shmangë tendencat e përçarjes së partisë dhe të krijimit të krizave, që ai i quajti të paqena.

“Do të zotohem dhe do të përpiqem t’i bashkojë sa më shumë LDK-në por pa bërë kompromise mbi vlerat tona, mbi atë që besojmë dhe duke shmangur çfarëdo tendence edhe të përçarjes së LDK-së edhe krijimit të krizave të paqena”, ka thënë ai.

Abdixhiku më tej ka vlerësuar se zhvillimi i sotëm brenda partisë është ndër pikat më pak krenuese të LDK-së në historinë e saj. 

“Kur ka garë të brendshme në LDK ka gjithmonë festë, sot nuk ndihemi si në festë, kemi nisur një proces të rrëzimit, shkarkimit, konsideroj si pikën më pak krenuese të LDK-së në historinë e saj 37-vjeçare, por jam shumë falënderues që anëtarësia jonë arriti ta nxjerrë faqebardhë edhe një herë”, është shprehur ai. 

Edhe Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional Arbëri Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

Ai tutje ka thënë se Kuvendi i sotëm ishte i panevojshëm, sikurse ka qenë e panevojshme që partia të jetë temë tash e disa muaj. 

“Ky Kuvend ka qenë i pakohë dhe padobishëm për LDK-në sepse na ka mbajtur pa asnjë arsye temë tash e disa muaj. Shprehem me plot mbështetje, simpati e keqardhje sepse politikat partiake shpesh iu dëshpërojnë por rezultati i tanishëm është konfirmim i asaj se për çfarë qëndrojmë, mbi të gjitha është detyrim i bashkimit të LDK-së, reformës njëkohësisht dhe dhënies përfundimisht të kontributit tonë partiak në stabilitetin institucional të Republikës. Karriget janë të përkohshme vijnë e shkojnë, por LDK-ja ka mision shumë më të madh që t’i japë stabilitet Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Lexo përditësimet tjera
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kryetari i katërt në historinë e partisë...