Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Bekim Sejdiut për tërheqje nga kandidatura. Abdixhiku është shprehur se Sejdiu ka treguar dinjitet dhe se tërheqja e tij dëshmon pse ishte zgjedhja e duhur për këtë pozitë.
Abdixhiku ka thënë se kjo është PISA politike e Kosovës, duke rrënuar çdo përpjekje normale.
Gjashtë deputetë të këtij subjekti politik u deklaruan kundër kandidaturës së Sejdiut.
“Sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë në këtë vend. Sa lehtë i hedhim poshtë. Kjo është PISA politike e Kosovës. Me rëndësi të rrënojmë çdo përpjekje normale sot! Bllokohemi, ngecim, urrejmë, mbysim karaktere dhe përfundojmë sërish në zgjedhje. Edhe pas tyre, në te tjerat”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.
Kandidati për president, profesori Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës.
Në njoftim, Sejdiu ka thënë se duke u marrë parasysh rrethanat, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për t’u zgjedhur e po ashtu nga devijimi i tërë procesit, ka vendosur të tërhiqet dhe se për këtë ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president
Kandidati për president, profesori Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të...-
Abdixhiku: Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia
-
Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje
-
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president
-
Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve
-
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president