Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK: Vetëvendosja po ua merr deputetëve të vetmen të drejtë që e kanë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar mazhorancën për bojkotimin e seancave të Kuvendit si dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj ka thënë se bojkotimi i kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”, ka thënë ai në konferencë për media.

"AAK prej fillimit të kësaj legjislature ka mbështetur miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej 830 milionë euro. Shuma e fondeve të bllokuara nga sanksionet ndaj kësaj qeverie janë, 350 milionë euro, afër 100 milionë euro më shumë se vlera e projekteve në marrëveshje ndërkombëtare", u shpreh ai.

Lekaj ka shtuar se duhet një zgjidhje për funksionimin normal të seancave.

“Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve”, tha ndër të tjerash Lekaj.