Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A do t’i mbijetojë taksa doganore Samitit të Berlinit?

Foto: Koha / ilustrim

Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 29 prill në Berlin, po shihet edhe si një mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni të përfitojnë nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Gjermania.

Po ashtu, ky samit, edhe pse joformal, shihet edhe si mundësi që në margjinat e tij, të diskutohen edhe mundësitë e vazhdimi të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke diskutuar fillimisht çështjet që po e pengojnë vazhdimin e tij, siç është edhe taksa doganore e vendosur nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nikoqirë të samitit do të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Ani pse takim tradicional dhe joformal, kësaj radhe po paralajmërohet se nuk do të jetë takim i zakonshëm.

Ndonëse nuk është paralajmëruar zyrtarisht ndonjë takim i veçantë ndërmjet liderëve nga Prishtina dhe Beogradi, një gjë e tillë edhe nuk është përjashtuar si mundësi.

Takimi i presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është vendimtar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por është një shans për të biseduar, ka thënë ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee.

"Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente 'tani ose kurrë'. Mendoj se takimi në Berlin nuk është një prej tyre, por është një shans", ka thënë Hoyt Yee në një diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën "Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor".

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË

Artikuj të ngjashëm