Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Takimi i Berlinit, shans për Kosovën dhe Serbinë

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, është takim tradicional dhe joformal, por megjithatë, kësaj radhe nuk do të jetë i zakonshëm, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në takimin e 29 prillit në Berlin, po synohet të gjenden zgjidhje për problemet në Ballkan e të cilat, së fundmi kanë të bëjnë me problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemin e Bosnjë e Hercegovinës.

Por, sipas tij, temë kryesore në takimet shumpalëshe, e sidomos në takimet dypalëshe dhe ndërmjetësuesve, do të jetë çështja e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, Dusha Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, dukle folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se është shumë e rëndësishme takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në formatin, siç është takimi i Berlinit, për shkak se siç thotë ai, tashmë ekziston një krizë e tërësishme në dialogun e Brukselit.

Në anën tjetër, të dy presidentët, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, janë shprehur se nuk presin shumë nga ky takim.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Artikuj të ngjashëm