Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

8 milionë euro për rrugët e fshatrave të Deçanit

Drejtimit të Qeverisë qendrore dhe asaj lokale nga subjekti i njëjtë politik po ia shesh hairin edhe Komuna e Deçanit, të cilën të premten e vizitoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj dhe kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënshkruan një marrëveshje, nga e cila kjo komunë do të përfitojë tetë milionë euro për projekte të ndryshme të infrastrukturës rrugore, shkruan sot Koha Ditore.

“Me marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ministrisë dhe Komunës, me së shumti do të përfitojnë qytetarët e Deçanit, sepse po bëhet fjalë për një investim prej 8 milionë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës. Memorandumi i nënshkruar sot përfshin të gjitha rrugët lokale të fshatrave të Komunës së Deçanit”, u shpreh i kënaqur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj me këtë marrëveshje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.