Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filluan punimet në rrugën Junik - Deçan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidh Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune.

Këto dy projekte infrastrukturore në vlerë gjysmë milion euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni.

Ministri Lekaj me këtë rast vizitoi plantacionit të pemëtarisë "Luna", ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë dhe dikasterit që ai drejton përmes investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune.