Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, në komunën e Rahovecit, investim i MIT.
Siç njofton kumtesa, Lekaj u shpreh i kënaqur që po fillojnë punimet në një rrugë e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin.
“Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t'i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë nacional”, thuhet në kumtesë.
Rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik.
{gallery}
-
Rruga Rahovec – Xërxë do bëhet me 4 korsi, MIT-i financon në disa projekte edhe Suharekën
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan të Klinës
-
Nisin dy projekte infrastrukturore në Skenderaj
-
Nis rregullimi i “rrugës së Peshkut”