Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin dy projekte infrastrukturore në Skenderaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj - Vushtrri dhe Kotorr - Qubrel, investime të MIT-it, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Rruga Skenderaj - Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra dhe ka kosto prej 800 mijë euro.

Ndërsa rruga Kotorr - Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra e vlera e saj është 430 mijë euro.