Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc - Zllakuqan i Klinës, investim i MIT-it, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Lekaj tha se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.
Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Nisin punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc
-
Nisin dy projekte infrastrukturore në Skenderaj
-
Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash - Brod
-
Nis realizimi i dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës