Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, ka thënë se NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënie e plotë për sulmet e majit dhe shtatorit të vitit të kaluar.
Ruge ia ka thënë këto presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në Beograd të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen. Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, ka shkruar Ruge në platformën “X”, duke iu referuar sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan në maj dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Good exchange with President @avucic on NATO #Serbia relations which we hope to see deepened. We also discussed regional issues, including lasting security in Kosovo. #NATO looks to Serbia to help ensure full accountability for the violent acts of May & September 2023. pic.twitter.com/Pkf096abxR
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 21, 2024
Për takimin me Rugen ka shkruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se është diskutuar për situatën në rajon dhe “implikimet e mundshme të vendimeve të njëanshme të regjimit të Kurtit”.
Ai ka thënë se ndër të tjera ka përmendur edhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.