Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike” të mbajtur të mërkurën, ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor.
Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkanit” të dikurshëm, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023; ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.