Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën, ku një ndër vendimet ka qenë ndarja e një milion e 675 mijë eurove për “Trepçën”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Milionat e “ringjalljes” shkojnë në pagat e punëtorëve të “Trepçës”
-
Qeveria për katër vjet ka ndarë afro 30 milionë euro për Trepçën, kritikon ish-ministri i Financave
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve
-
Qeveria: Përkrahja financiare për “Trepçën” varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në