Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar ndarjen e gati 69 milionë eurove për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.
Nga 100 euro do t’i marrin fëmijët nën 16 vjeç dhe përfituesit e të gjitha skemave pensionale.
Vendimi për ndarjen e 69 milionë eurove është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë të enjten.
Kur u mor vendimi paraprak, javën e shkuar, ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se ekzekutimi do të bëhet “ditëve në vijim”.

Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Murati: Rreth 700 mijë përfitues të shtesave, 60 qytetarë hoqën dorë nga to
-
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë
-
Qeveria ndan nga 100 € për fëmijë e pensionistë, opozita e quan “blerje të votave”
-
Qeveria ndan nga 100 euro shtesa për pensionistë e fëmijë