Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 25.8 milionë euro në mbështetje për sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Sigurisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 7.8 milionë euro do t’i shkojnë Ministrisë së Brendshme dhe 18 milionë të tjera Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që t’u vazhdohet anëtarësimi anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjithashtu, u vendos të formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Emergjenca e Shëndetit Publik që u hap në mars të vitit 2020 për shkak të COVID-19, u vendos të mbyllej.

Ministria e Financave ndau 32 mijë euro për të vazhduar mbështetjen e likuiditetit familjar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Pagesat janë në kuadër të vazhdimit ose të atyre që do të paguhen nga ankikmet.

Edhe Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria ndan 19 milionë euro Arbëri Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria ndan 19 milionë euro

U vendos edhe për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme në Pejë, për zgjerimin e kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”.

U morën edhe disa vendime të tjera.