Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahen edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, të cilët kanë mbetur pa u mbështetur në rundin e parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, se duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori, nga Pakoja e Ringjalljes.

“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7,3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati.

Propozimi është votuar me shumicë votash.

Këto janë të gjitha vendimet nga mbledhja e së mërkurës:

Edhe Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë Arbëri Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë vendimi për ndarjen e 40 milionë eurove për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve vendor.

Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë miratuar plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, është 7 milionë e katërqind mijë euro.

Janë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal, për zbatimin e projekteve kapitale në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave: Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë.

Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, kabineti qeveritar ka shfuqizuar 17 vendime të mëparshme, për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit. Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor - “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë.

Është miratuar Udhëzimi Administrativ për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.

Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

Edhe Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për punonjësit e sektorit privat Arbëri Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për punonjësit e sektorit privat

Qeveria ka emëruar bordet e drejtorëve në katër (4) ndërmarrje publike qendrore:

· Ndërmarrjen Publike Qendrore “Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Kosovës - Trainkos Sh.A”;

· Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;

· Kompaninë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë; dhe

· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Janë miratuar dy vendime për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Edhe Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat Arbëri Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Në mbledhje, kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit (PKZMSA) gjatë periudhës prill – qershor 2022, si dhe me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.

Pas shqyrtimit është aprovuar edhe Raporti i punës i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar për periudhën korrik 2021 - qershor 2022.