Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria merr 8 vendime

Qeveria zotohet t’i mbrojë konsumatorët nga fryrjet artificiale të çmimeve

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Sipas njoftimit të Zyrës për Kryeministrit, janë ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës, si dhe janë ndarë rreth 475 mijë euro për pagesën e 52 specializanteve lehona.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe atë për emërimin e Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.

Dy vendimet tjera lidhen me vazhdim të mandatit të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë për dy vjet.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Edhe Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr katër vendime Arbëri Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr katër vendime

Tetë vendime ka marrë Qeveria në detyrë të enjten në mbrëmje në një mbledhje elektronike.

        Miratuar Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2026.

        Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/09, të datës 10.04.2026, për bartjen e shpenzimeve buxhetore nga ministritë amë në ministritë e reja të krijuara.

        Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 45,000.00€ (dyzet e pesë mijë euro) për Forumin Ekonomik të Vjenës, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës.

         Miratuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e pesëdhjetë e dy (52) specializantëve lehona nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nënprogramin “Aftësimi Specialistik” dhe EVM, në vlerë prej 475,051.50 euro, nga data 01.11.2025 deri më datën 31.12.2026.

        Miratuar vendimin për emërimin e Grupit Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.

Edhe Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike Arbëri Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

         Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 17/47 të datës 10.12.2021, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr.12/191 të datës 05.03.2024. Me këtë vendim i vazhdohet mandati Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik në afat kohor dy vjeçar.

         Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021, i plotësuari dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/73 të datës 30.04.2022 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 11/191 të datës 05.03.2024, përmes të cilit i vazhdohet mandati Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor dy vjeçar.