Vendimi i administratës së Komunës të Mitrovicës së Veriut për lirim të objekteve komunale në këtë komunë, nga nëpunësit të cilët punojnë nën administratën e Serbisë, është shtyrë për dy javë.
Këtë e ka konfirmuar Visar Syla, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sipas tij, të premten Inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit për 14 ditë.
Ai ka treguar edhe arsyen se pse e kanë shtyrë ekzekutimin e vendimit.
“Vetëm për të ju dhënë hapësirë dhe kohë për largim të dokumentacionit ose çkado që iu hyn në punë zyrtarëve që kanë punuar aty”, është shprehur Syla.
ara