Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet për dy javë ekzekutimi i vendimit për lirim të objekteve komunale në Mitrovicë të Veriut

Vendimi i administratës së Komunës të Mitrovicës së Veriut për lirim të objekteve komunale në këtë komunë, nga nëpunësit të cilët punojnë nën administratën e Serbisë, është shtyrë për dy javë.

Këtë e ka konfirmuar Visar Syla, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, të premten Inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit për 14 ditë.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse e kanë shtyrë ekzekutimin e vendimit.

“Vetëm për të ju dhënë hapësirë dhe kohë për largim të dokumentacionit ose çkado që iu hyn në punë zyrtarëve që kanë punuar aty”, është shprehur Syla.

ara