Arbëri

Vendosen flamuj të SHBA-së në oborrin e Qeverisë

17 flamuj të SHBA-së janë vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës në një aktivitet simbolik të organizuar nga aktivisti i shoqërisë civile Arlind Imeri.

Imeri ka thënë se është përcaktuar për numrin 17, për të falënderuar SHBA-në që ka ndihmuar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Numrin 17 e kemi zgjedhur për të falënderuar SHBA-në për ndihmën që ka ofruar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Arsyeja pse janë vendosur është se kemi dashur t’i bëjmë thirrje Qeverisë të mos largohet nga korniza e përkrahja nga SHBA-ja”, tha Imeri për KOHËN.

Ai ka thënë se është njoftuar Policia e Kosovës për aktivitetin.

Imeri ka thënë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është ratifikuar në Kuvend dhe ajo përkrahet nga SHBA-ja e garantohet.

“Do të krijohet një OJQ pa kompetenca ekzekutive. Prandaj kërkojmë që çdo marrëveshje tjetër, qoftë ajo franko-gjermane, apo çfarëdo që cenon integritetin territorial të Kosovës, të refuzohet”, tha Imeri.

Image
Image
Image