Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.
Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse