Një grup i studentëve aktivistë, mbrëmjen e së enjtes, kanë vendosur mbishkrime kundër plagjiaturës në objektet e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".
"Këtu ka plagjiatorë" e “UP - Fole e plagjiatorëve", janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur.
“Një grup i studentëve aktivistë vendosën parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës kundër plagjiaturës së profesorëve. Në objektin e Fakultetit Filozofik u vulos: ‘Këtu ka plagjiatorë’, ndërsa në objektet tjera u vendos parulla ‘UP - Fole e plagjiatorëve’, si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës”, thuhet në njoftimin për media të këtij grupi të studentëve.
Ata kanë vlerësuar se plagjiatura është hajni dhe kanë thënë se për ta ajo është e papranueshme.
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
Dështon projekti i UP-së për evidentim elektronik të studentëve e profesorëve