“Vidovdani” me provokime: 10 serbëve iu ndalua hyrja në Kosovë, një u shoqërua në Polici

- 17:17“Vidovdani” me provokime: 10 serbëve iu ndalua hyrja në Kosovë, një u shoqërua në Polici
- 14:49Përfundon një tjetër “Vidovdan” me provokime të serbëve
- 13:44Nisin provokimet, serbët në Gazimestan valojnë flamurin rus dhe thërrasin “Kosova është Serbi”
- 12:16Policia i kthen prapa serbët me fanella provokuese [FOTO]
- 11:59Policia e Kosovës i kontrollon serbët e mbledhur në Gazimestan për Vidovdan
“Vidovdani” me provokime: 10 serbëve iu ndalua hyrja në Kosovë, një u shoqërua në Polici
Dhjetë serbëve, shtetas të Malit të Zi, u është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës në orët e para të mëngjesit, për shkak se u janë gjetur fanella me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, bazuar në raportin zyrtar për planin operativ të manifestimit “Vidovdani”. Atyre u janë konfiskuar fanellat e gjetura në vetura. Ndalimi ka ndodhur në tri raste të ndara në pikëkalimet Vërmicë dhe Kullë.
Në ngjarjen, që u përcoll me provokime në disa raste, një person është shoqëruar në Polici për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes.
Përfundon një tjetër “Vidovdan” me provokime të serbëve
Ka përfunduar ceremonia e Vidovdanit, ku shumë serbë të ardhur edhe nga Serbia u mblodhën të martën në Gazimestan, për ta shënuar atë.
Pas ceremonisë, serbët bënë provokime të ndryshme, duke valuar flamuj serb e rusë, ndërkohë edhe bënë thirrje “Kosova është Serbi”.
Policia, para fillimit të ceremonisë ka kontrolluar veç e veç pjesëmarrësit, e disa prej tyre edhe i ka zhveshur lart, për shkak të mesazheve provokuese në fanellat e tyre.
Policia nuk ka dhënë ndonjë raport për këtë ngjarje.
Viteve të shkuara, Policia ka bërë edhe arrestime për shkak të prishjes së rendit nga pjesëmarrësit, ndërkohë që edhe ka gjetur armë të ftohta, si thika e boks hekuri. Madje, një i ri nga Mali i Zi edhe është dënuar me burgim.
Nisin provokimet, serbët në Gazimestan valojnë flamurin rus dhe thërrasin “Kosova është Serbi”
Ceremonia e serbëve për shënimin e Vidovdanit ka përfunduar. Qindra serbë të mbledhur në Gazimestan, pas ceremonisë kanë nisur me provokime, duke nxjerr flamujt serbë e rusë.
Serbët shpalosen edhe flamuj të tjerë, si atë me hartën e Kosovës ku thuhet: “S’ka dorëzim”, duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.
Para fillimit të ceremonisë, Policia e Kosova ka kontrolluar veç e veç serbët dhe disa i ka kthyer prapa për shkak të fanellave provokuese.
Provokime të tillë, serbët bëjnë çdo vit në shënimin e kësaj feste në afërsi të Prishtinës.
Policia i kthen prapa serbët me fanella provokuese [FOTO]
Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani.
Serbët bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat “S” dhe për këtë policia e Kosovës u doli përpara dhe i ktheu prapa.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë janë duke u kontrolluar nga policia.
Viteve të kaluara, të pjesëmarrësit serbë janë gjetur edhe armë të ftohta, ndërkohë që edhe ka pasur arrestime për shkak të provokimeve.
Policia i kthen prapa serbët me fanella provokueseMomenti kur policia i kthen prapa serbët me fanella provokuese
Posted by Koha.net on Tuesday, June 28, 2022
Policia e Kosovës i kontrollon serbët e mbledhur në Gazimestan për Vidovdan
Ka nisur tubimi i serbëve në Gazimestan, për të shënuar Vidovdanin.
Policia e Kosovës po i kontrollon pjesëmarrësit e mbledhur, e shumë prej të cilëve kanë ardhur edhe nga Serbia.
Vitin e kaluar, në këtë organizim ishte arrestuar një person për provokim ndëretnik, ndërkohë që ishin gjetur edhe armë të ftohta. Ai më pas u dënua me disa muaj burgim.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Shënimi përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.
Policia kontrollon pjesëmarrësit në "Vidovdan"Policia kontrollon pjesëmarrësit në Vidovdan
Posted by Koha.net on Tuesday, June 28, 2022
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
